Aktualitet

Aksident në Lushnje, makina përplas 70-vjeçarin dhe largohet

Bëhet me dije se i moshuari ishte duke ecur në këmbë drejt Lushnjes kur u godit nga mjeti, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

9 Tetor 2024, 21:47 Nga M.B
Aksident në Lushnje, makina përplas 70-vjeçarin dhe largohet
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur në Lushnje, ku një 70-vjeçar mësohet se është përplasur nga një automjet në afërsi të rrethrrotullimit të Savrës.

Bëhet me dije se i moshuari ishte duke ecur në këmbë drejt Lushnjes kur u godit nga mjeti, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Pas aksidentit, i moshuari është dërguar në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

lushnje

Sondazh

Poll