Grabisnin farmacitë në Itali, në pranga tre shqiptarë
fotot ilustruese ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali. Mësohet se shqiptarët grabisnin në disa farmaci. Gjithash...
Ai ka publikuar një video në rrjetin social "Tik Tok" ku thotë se Britania duhet të largohemi nga GJEDNJ dhe të ndjekë ligjet e saj, pasi në të kundërt nuk mund t'i largojë kontigjentët kriminalë.
BRITANI- Deputeti britanik Nigel Farage ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rastin e shqiptarit Dorian Puka i cili është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje nga Britania e Madhe dhe është rikthyer. Deputeti Farage ka sulmuar sistemin e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar pasi publikimit të pamjeve të 28-vjeçarit nga Lezha duke drejtuar një Ferrari në rrugët e Londrës. Ai ka publikuar një video në rrjetin social "Tik Tok" ku thotë se Britania duhet të largohemi nga GJEDNJ dhe të ndjekë ligjet e saj, pasi në të kundërt nuk mund t'i largojë kontigjentët kriminalë.
@nigel_farage We must leave the ECHR.
♬ original sound - Nigel Farage
Farage kritikoi pamundësinë për të dëbuar Pukën për shkak të një kërkesë azili në pritje. Puka, i cili është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje në banesa, së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një video 90 sekondëshe të tij duke drejtuar një Ferrari 300 mijë paund.
Zyra e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme të largojë sërish Pukën derisa kërkesa e tij për azil të dëgjohet plotësisht. Ky rast ka ringjallur debatet rreth politikave të emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, me disa deputetë konservatorë që bëjnë thirrje për reforma në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).
Historia e Pukës në Britaninë e Madhe daton në vitin 2016, kur ai u burgos për nëntë muaj për tentativë vjedhjeje. Pas dëbimit, ai u kthye brenda një viti dhe kreu më shumë vjedhje në Londër. Ai u kap, u dënua me tre vjet e gjysmë dhe u deportua sërish në mars 2020. I pashqetësuar, Puka hyri sërish në Britani në dhjetor 2020, duke udhëtuar nëpër disa vende evropiane.
Llogaritë e Pukës në rrjetet sociale tregojnë një mënyrë jetese luksoze. Përveç videos së Ferrarit, ai ka postuar imazhe me makina të tjera luksoze, duke përfshirë një 'Porsche Cayenne' dhe një 'Bentley Bentayga'. Ai madje ndau foto të një pushimi në hotelin Carbis Bay në Cornwall.
fotot ilustruese ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali. Mësohet se shqiptarët grabisnin në disa farmaci. Gjithash...
Marenglen Toslluku MBRETRIA BASHKUAR- Një shqiptar, i cili shkoi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, u kap duke u kujdesur p&eum...
Altin Dumani TIRANA- Në maj të këtij viti, Prokuroria e Posaçme shpalli një tender me vlerë prej 1.6 milionë euro...
Recep Tayyip Erdoğan TIRANA- Policia e Shtetit ka bërë publike masat që do të merren për të garantuar sigurinë e vi...
Xhamia TIRANA- Dita e nesërme do të shënojë inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Në ceremoni do...
LEZHË- Banorët e Bashkisë Lezhë kanë paralajmëruar një protestë më 12 tetor kundër ndotjes nga fabrikat. Sip...
fotot ilustruese SARANDË- Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim në Sarandë. Mësohet se i riu gjatë...
pamje nga vendngjarja TEPELENË- Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tepelenë për posedim t&e...
Ogerta Manastirliu TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e In...
Rama dhe Erdogan TIRANË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vjen ditën e nesërme për vizitë njëditore në Tiran&eu...