Bota

Piloti i avionit të linjës 'Turkish Airlines' humb jetën gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, ulje emergjente në New York

Ndërsa zëdhënësi i linjës ajrore turke njoftoi se kapiteni Ilcehin Pehlivan ishte sëmurur gjatë fluturimit dhe përpjekjet e ekuipazhit për të ofruar ndihmë ishin të kota. 

9 Tetor 2024, 21:11 Nga E. D
Piloti i avionit të linjës 'Turkish Airlines' humb
pamje nga vendngjarja

STAMBOLL- Një pilot i Turkish Airlines humbi jetën gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, duke detyruar avionin e linjës ajrore turke të bënte një ulje emergjente në Nju Jork. Siç raportohet avioni i linjës kishte për destinacion aeroportin e Stambollit, teksa ndodhi ngjarja tragjike.

Ndërsa zëdhënësi i linjës ajrore turke njoftoi se kapiteni Ilcehin Pehlivan ishte sëmurur gjatë fluturimit dhe përpjekjet e ekuipazhit për të ofruar ndihmë ishin të kota. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por po priten rezultatet e ekspertimit dhe autopsisë. Për fat të mirë, nuk pati asnjë problem apo avari tjetër dhe pasagjerët u zbritën në gjendje të mirë shëndetësore, tha zëdhënësi Yahya Ustun.

“Ekspedita TK 204! Kapiteni Ilcehin Pehlivan, piloti i avionit tonë të tipit Airbus 350, me regjistrim të bishtit TC-LGR, që kryente fluturimin Seattle-Stamboll, i ra të fikët gjatë fluturimit”, thuhet në deklaratë. 

pilot i turkish airlines

Sondazh

Poll