Bota

Florida përgatitet për uraganin shkatërrues/ Biden thirrje qytetarëve: Ndiqni udhëzimet e sigurisë, është çështje jetë a vdekje

Gjithashtu Biden thotë se ekipi i tij ka bërë çdo gjë që mundet për t’u përgatitur për këtë stuhi javën e fundit.

9 Tetor 2024, 19:13 Nga E. D
Florida përgatitet për uraganin shkatërrues/ Biden thirrje
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të ndjekin të gjitha udhëzimet e sigurisë, pasi uraganin Millton po afrohet në Florida. Gjithashtu Biden thotë se ekipi i tij ka bërë çdo gjë që mundet për t’u përgatitur për këtë stuhi javën e fundit. Biden thotë se askush nuk duhet ta bëjë popullin amerikan të pyesë nëse qeveria e tyre do të jetë atje.

"Të ndjekin të gjitha udhëzimet e sigurisë, është një çështje jete dhe vdekjeje. Dua të jem i qartë për diçka. Gjatë javëve të fundit ka pasur promovim të papërgjegjshëm të dezinformatave dhe gënjeshtrave të hapura që shqetësojnë njerëzit. Po minon punën e shpëtimit dhe rikuperimit që po ndërmerret dhe do të vazhdojë të merret. Nuk ka vend që kjo të ndodhë.

Ish-presidenti Trump ka udhëhequr sulmin e gënjeshtrave. Janë bërë pohime për konfiskimin e pronave, kjo nuk është e vërtetë. Ata thonë se njerëzit e prekur nga stuhitë do të marrin 750 dollarë në para dhe jo më shumë, kjo nuk është e vërtetë. Ata po thonë se paratë e nevojshme për këtë krizë po u drejtohen emigrantëve, çfarë gjëje qesharake të thuhet”, tha presidenti amerikan.

joe biden uragani millton

Sondazh

Poll