9 Tetor 2024, 19:08
Nga M.B
Trevor Reed.
RUSIA- Ish-marinsi amerikan, Trevor Reed, është dënuar në mungesë me 14 vjet e gjysmë burgim nga një gjykatë ruse, për akuzat se i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase si mercenar. Komiteti Hetimor i Rusisë tha të mërkurën se Reed u regjistrua në forcat ukrainase në maj të vitit 2023 dhe mori pjesë në operacione luftarake në rajonin e Donjeckut.
Pjesëmarrja e Reed në luftë u bë publike në korrik 2023 kur ai u plagos nga shpërthimi i një mine derisa luftonte për Ukrainën. Disa media kishin raportuar se ai i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase si luftëtar i huaj në nëntor 2022. Departamenti amerikan i Shtetit tha në atë kohë se ai ishte transferuar në Gjermani për kujdes mjekësor pas plagosjes.
Reed doli në lajme në vitin 2020, kur u dënua me nëntë vjet burg im në Rusi për akuzën se sulmoi oficerët e policisë ruse pas një ndalese në trafik, gjë që është mohuar nga ai. Në prill të vitit 2022, Reed, i cili deri atëherë kishte vuajtur gati tre vjet në një burg rus, u këmbye me pilotin rus, Konstantin Yaroshenko, i cili kishte qenë duke vuajtur një dënim prej 20 vjetësh në Shtetet e Bashkuara për trafikim të drogës.
Dënimi i Reedit në mungesë vjen disa ditë pasi dy amerikanë të tjerë u dënuan nga gjykatat ruse, duke rritur shqetësimet për motivet politike që qëndrojnë pas ndalimeve të tyre në mes të tensioneve të shtuara midis Moskës dhe Uashingtonit. Stephen Hubbard, 72 vjeç, u dënua nga Gjykata e Qytetit të Moskës më 7 tetor me gjashtë vjet e 10 muaj burgim nën akuzat se ishte mercenar dhe se luftoi kundër Rusisë në Ukrainë.
Ndërkohë, Robert Gilman, një ish-marins amerikan 30-vjeçar, u dënua me shtatë vjet e një muaj burgim për sulm ndaj një zyrtari të burgut dhe një hetuesi. Gilman, i cili po vuante një dënim prej 3 vjetësh e gjysmë burgim për sulm ndaj një oficeri policie në vitin 2022 ndërsa ishte i dehur, dyshohet se i kreu sulmet në fund të vitit 2023 gjatë kohës në paraburgim.
Ndalimet dhe arrestimet e profilit të lartë të amerikanëve në Rusi shihet nga analistët si pjesë e strategjisë së Moskës për të ushtruar presion ndaj Uashingtonit. Ato cilësohen më shumë si të motivuara politikisht dhe si përpjekje e Rusisë për t’i përdorur ata për marrëveshje me Uashingtonin për këmbimin e të burgosurve.
Në gusht u liruan tre shtetas amerikanë – përfshirë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich dhe ish-marinsin amerikan, Paul Whelan – në këmbim të të burgosurve rusë që po vuanin dënime në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.
Dënimi me burgim i shtetasve amerikanë po ndodh në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë janë të tensionuara, pasi ato u përkeqësuan nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe sanksionet perëndimore që synojnë të dobësojnë pozicionin e Moskës./ REL
rusia
Bota
9 Tetor 2024, 18:10
E. D
fotot ilustruese
TETOVË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në tetovë ku humbën j...
Bota
9 Tetor 2024, 18:12
M.B
Foto ilustruese
FRANCA- Franca do të jetë nikoqire e një konference ndërkombëtare ministrore për krizën në Liban m&...
Bota
9 Tetor 2024, 17:47
E. D
David Baker, Demis Hassabis dhe John Jumper
SHBA- David Baker, Demis Hassabis dhe John Jumper fituan të mërkurën çmimin N...
Bota
9 Tetor 2024, 17:25
E. D
foto ilustruese
SHBA- Deanne Criswell nga Agjencia Federale e SHBA-së për Menaxhim të Emergjencave (Fema) ka thënë se uragani &ldq...
Bota
9 Tetor 2024, 17:12
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se situata në fushën e betejës krijo...
Bota
9 Tetor 2024, 17:07
E. D
Nima Rinji Sherpa
NEPAL- Një adoleshent nepalez ka thyer rekordin botëror, duke u bërë alpinisti më i ri që ka arritur 14 m...
Bota
9 Tetor 2024, 16:47
E. D
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Ursula von der Leyen ka akuzuar Viktor Orbanin për një dështim historik për të mbështetur Ukr...
Bota
9 Tetor 2024, 16:45
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Kosova do të përfaqësohet tani nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregtin&...
Bota
9 Tetor 2024, 16:37
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se një person është arrestuar në Zveçan p&e...
Bota
9 Tetor 2024, 16:18
E. D
Kamala Harris
SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris ka befasuar me deklaratën e saj teksa ishte e ftuar në studion e “The Late Show wi...