Banorët e Lezhës paralajmërojnë protestë kundër ndotjes nga një fabrikë: Po na rrezikohet shëndeti
LEZHË- Banorët e Bashkisë Lezhë kanë paralajmëruar një protestë më 12 tetor kundër ndotjes nga fabrikat. Sip...
Në ceremoni do të jetë të pranishëm, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Edi Rama, ndërsa KMSH do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë.
TIRANA- Dita e nesërme do të shënojë inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Në ceremoni do të jetë të pranishëm, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Edi Rama, ndërsa KMSH do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë.
Siç mund të shihet dhe nga videot e siguruara nga Dosja.al, në ambientet e xhamisë së Namazgjasë vijojnë përgatitjet për inaugurimin e ditës së nesërme. Në fasadë janë vendosur prej ditësh flamuj turq dhe shqiptarë. Po ashtu punonjësit e mirëmbajtjes shihet se vijojnë me rregullimet e fundit në pjesën e oborrit të xhamisë, por edhe në ambientet e brendshme.
Nga ana tjetër, në aeroportin e Rinasit, ka mbërritur dhe është stacionuar një avion special nga Turqia, siç mund të shihet nga imazhi i siguruar nga Dosja.al, si pjesë e masave parapërgatitore.
Ditën e djeshme, teksa njoftoi për datën e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë dhe për të pranishmit në ceremoni, Komuniteti Mysliman Shqiptar në njoftimin publik, falenderoi popullin turk, presidentin Erdogan, si edhe kryeministrin Edi Rama pasi sipas KMSH-së, bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë.
Po në fakt historia e xhamisë së Namazgjasë nis shumë më herët se Kryeministri Edi Rama të vinte në pushtet duke fituar në zgjedhjet e qershorit 2013. Inauguriumi i themelev të kësaj xhamie u bë më 20 prill të viti 2013, çka do të thotë se ishte qeveria Berisha, jo vetëm në pushtet, por mesa duket dhe palë iniciatore e këtij projekti.
LEZHË- Banorët e Bashkisë Lezhë kanë paralajmëruar një protestë më 12 tetor kundër ndotjes nga fabrikat. Sip...
fotot ilustruese SARANDË- Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim në Sarandë. Mësohet se i riu gjatë...
pamje nga vendngjarja TEPELENË- Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tepelenë për posedim t&e...
Ogerta Manastirliu TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e In...
Rama dhe Erdogan TIRANË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vjen ditën e nesërme për vizitë njëditore në Tiran&eu...
elton kacidhja TIRANË- Drejtori i UKT-së, Elton Kacidhja u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa ka d...
Klea Prenga dhe motrat Berisha TIRANË- Akt-ekspertiza e dhunimit të Klea Prengës nga motrat Mariela dhe Antonela Berisha është...
pamje nga atentati TIRANË- Është arrestuar një nga autorët e atentatit të ndodhur në Lezhë në mars të k&e...
spak TIRANË- Ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme është thirrur drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të...
Oltion Bistri TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë vendimin për të hequr sekustron ndaj pronave të ish-sh...