Sport

“Metropolitano” ndryshon sërish emrin…

Pas Wanda dhe Civitas, është radha e Riyadh Air të vendosë emrin e saj në Metropolitano, shtëpinë e Atlético Madridit.

9 Tetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

“Metropolitano” ndryshon sërish emrin…

SPANJE - Tashmë sponsor i fanelave bardhekuq, linja ajrore saudite Riyadh Air ka nënshkruar një kontratë, të paktën nëntë vjet, për të vendosur emrin e saj në stadiumin Metropolitano. Tani, shtëpia e Atletico Madridit, do të quhet Riyadh Air Metropolitano.

Stadiumi i Atletico Madridit tashmë është sponsorizuar nga Wanda dhe më pas nga Civitas. Inaugurimi do të bëhet më 20 tetor ndaj Leganés.

Me këtë rast do të zbulohet një tabelë revolucionare e rezultateve, 360° në të gjithë kurorën e stadiumit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll