Sport

Kombëtarja/ Myrto Uzuni humbet sfidat me Çekinë & Gjeorgjinë, ftohet Indrit Tuci!

9 Tetor 2024, 10:42 Nga DOSJA

Kombëtarja/ Myrto Uzuni humbet sfidat me Çekinë &

TIRANE - Departamenti i Komunikimit në FSHF bë me dije se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor në ndeshjen e fundit me klubin, por u paraqit në Kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore.

Dje futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.

Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci, i cili pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll