Polonia është e mahnitur nga Flick: "Ai po nxjerr sërish më të mirën nga Lewandowski"
POLONI - Robert Lewandowski , sulmuesi i FC Barcelonës, është duke pasur një fillim spektakolar të sezonit, siç v&...
Të dy lojtarët kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, ndërkohë që lojtari i Liverpool tani është në shënjestër të Real Madridit

ANGLI - Alexander-Arnold mbushi 26 vjeç, dje më 7 tetor, dhe e festoi në kampin stërvitor të skuadrës angleze. Aty ishte edhe Jude Bellingham, i cili nuk ka ngurruar t'i përgatisë një surprizë lojtarit të Liverpool-it.
Në sallën e kampingut të Anglisë qëndronte një pankartë e madhe, që uronte Alexander-Arnold-in për ditëlindjen. Pas atij posteri fshihej Bellingham, i cili duket se ka qenë ideologu i asaj mënyre të veçantë për të uruar shokun e skuadrës.
Alexander-Arnold zbriti, pa posterin dhe mori surprizën nga Bellingham, i cili u shfaq për të uruar lojtarin e Liverpool. Të dy kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe kjo mund të jetë çelësi që mbrojtësi i djathtë anglez të përfundojë te Real Madrid.
A birthday surprise for @TrentAA?
— England (@England) October 7, 2024
Of course, @BellinghamJude had something to do with it ???? pic.twitter.com/4CkTLajwha
Klubi i bardhë ka kohë që i është vënë pas Alexander-Arnold, i cili ende nuk ka rinovuar me Liverpool-in, me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Real Madridi ka besim se kjo situatë do të vazhdojë dhe mbrojtësi i krahut do të përfundojë në Bernabéu falas sezonin e ardhshëm.
Diçka që Liverpooli dëshiron të shmangë, pasi vazhdon të punojë që Alexander-Arnold të rinovojë. Për momentin nuk e ka arritur asgjë dhe muaji janar po afrohet gjithnjë e më shumë. Dhe kur të vijë janari, mbrojtësi i krahut mund të nënshkruajë me Real Madridin për sezonin e ardhshëm pa qenë në gjendje ta parandalojë Liverpool-i.
B.T (Dosja.al)
POLONI - Robert Lewandowski , sulmuesi i FC Barcelonës, është duke pasur një fillim spektakolar të sezonit, siç v&...
ANGLI - Arsenali nuk pritet të jetë pa Kai Havertz për një periudhë të gjatë, pavarësisht shqetësimeve për n...
TIRANE - Gjithçka gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria, Holanda,...
FRANCE - Ibrahima Konaté nuk është një njeri që fshihet. Mbrojtësi nuk ngurron t’i përgjigjet pyetjeve në konf...
FRANCE - Paris Saint-Germain tashmë ka drejtorin e ri të përgjithshëm. Ky është Victoriano Melero (55 vjeç). Ky avokat i ...
TIRANE - Lista e Kombëtares pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Sylvinho ka vendosur t...
ITALI - Operacioni i suksesshëm për Gleison Bremer: Mbrojtësi i Juventusit iu nënshtrua një operacioni në Lyon p&...
ITALI - Për të ndaluar lojtarët e talentuar, kundërshtarët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka.&nb...
ANGLI - Historia e basteve të supozuara të Lucas Paquetá-s po pasurohet nga elementë të tjerë të rëndë...
ITALI - Në fund duket se vetëm një mund të paguajë për të gjithë, por, në pritje të vendimeve të më...