Sport

“Nuk kam fjalë për të përshkruar tmerrin e imazheve”, Ibrahima Konaté flet dhe dënon luftën në Lindjen e Mesme…

Këtë të martë në një konferencë për shtyp, dy ditë para ndeshjes mes Francës dhe Izraelit në Budapest (Hungari), Ibrahima Konate gjeti kohë për t'iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me luftën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

8 Tetor 2024, 16:01 Nga DOSJA

“Nuk kam fjalë për të përshkruar tmerrin e

FRANCE - Ibrahima Konaté nuk është një njeri që fshihet. Mbrojtësi nuk ngurron t’i përgjigjet pyetjeve në konferenca për shtyp, madje edhe atyre më të ndjeshmet.

Këtë të martë, ai iu përgjigj gjerësisht një gazetari, i cili e pyeti nëse ndeshja kundër Izraelit, të enjten në Budapest, mund të merret si një ndeshje e thjeshtë futbolli… Përgjigja ishte e qartë.

“Nuk do të themi se është një ndeshje si çdo tjetër... në realitet po, sepse do të luajmë futboll,- u përgjigj ai fillimisht. - Por ajo që po ndodh në botë nuk na lë indiferentë. Ajo që shohim në rrjetet sociale është e neveritshme. Nuk kam as fjalë për të përshkruar tmerrin që shohim.

Më pas kam kthjelltësinë t'i them vetes se kjo që po ndodh është shumë e rëndë, por shqetësohem për të rinjtë. Ne dëgjojmë të rriturit që qajnë për atë që po ndodh në botë, por imagjinoni fëmijët duke hapur telefonat e tyre. Në moshën tetë ose dhjetë vjeç, ata shohin njerëz me koka të prera. Çfarë do të krijojë kjo për gjeneratat e reja?

Unë shqetësohem për këto gjenerata, - vazhdoi ai. - Lufta kundër terrorizmit është një gjë, por vrasja e civilëve në masë më lëndon. Të gjithë njerëzit civilë që nuk kanë lidhje me këtë dhe që vriten masivisht... Nuk duhet të neglizhojmë gjithçka që po ndodh.

Ne thjesht duam paqen në botë dhe unë flas në emër të të gjithëve këtu. Nëse ne mund të ndihmojmë me sjelljen tonë, fjalët tona, mirësinë tonë... Përtej fesë, konflikteve, ne jemi qenie njerëzore... Sikur ta kujtonim këtë. Jeta është e shkurtër, duhet të jesh i lumtur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll