Sport

Europiani U-17/ Gjithçka gati, Shqipëria pret Kroacinë, Holandën dhe Ishujt Faroe…

Më 9 tetor do të luhen ndeshjet e para të grupit. Shqipëria do të zhvillojë takimin e parë në stadiumin “Air Albania” në ora 15:00, ndërsa sfida Holandë - Ishujt Faroe do të luhet në ora 11:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

8 Tetor 2024, 16:21 Nga DOSJA

Europiani U-17/ Gjithçka gati, Shqipëria pret Kroacinë,

TIRANE - Gjithçka gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria, Holanda, Kroacia dhe Ishujt Faroe, katër skuadrat e grupit 3 do të zbresin nesër në fushë dhe do të luajnë ndeshjet përkatëse të këtij raundi në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë takimin e parë të grupit ndaj Kroacisë nesër në stadiumin “Air Albania”, në ora 15:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco janë grumbulluar që prej të dielës në Durrës dhe kanë marrë ngarkesën e plotë fizike. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.

Sakaq, në ora 11:00 do të luhet ndeshja e parë e grupit 3, mes Holandës dhe Ishujve Faroe. Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën nesër në stadiumin “Niko Dovana”.

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë të mbështesin kuqezinjtë e vegjël në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Hyrja në të dyja stadiumet do të jenë falas.

Tre ditë më vonë, më 12 tetor do të luhen ndeshjet e dyta të grupit 3. Kuqezinjtë do të presin Holandën në stadiumin kombëtar “Air Albania”, me sfidën e planifikuar të luhet në ora 15:00, ndërsa në ora 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit” do të luhet ndeshja Kroaci - Ishujt Faroe.

Takimet e treta dhe të fundit të grupit do të luhen më 15 tetor në të njëjtën orë, 13:30. Sfida Ishujt Faroe - Shqipëri do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”, ndërsa ndeshja Kroaci - Holandë do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit”.

Finalet e këtij kompeticioni do të zhvillohen në Shqipëri në majin e vitit 2025, një ngjarje madhore që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, teksa kanë nisur prej kohësh përgatitjet për mikpritjen e këtij eventi.

Kombëtarja shqiptare është e kualifikuar automatikisht në finalet e këtij kompeticioni si vend pritës, ndërsa shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkangjiten skuadrës shqiptare në këto finale.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të raundit të parë në grupit 3, për Europianin 2025 për U-17: 

Europiani U-17/ Gjithçka gati, Shqipëria pret Kroacinë,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll