Sport

Franca pa Griezmann dhe Mbappen, ndryshojnë 'pronarët' e këtyre dy fanelave

Skuadra e Deschamps do të përballet me Izraelin (e enjte, 10 tetor) dhe më pas me Belgjikën (e hënë, 14 tetor).

8 Tetor 2024, 13:33 Nga DOSJA

Franca pa Griezmann dhe Mbappen, ndryshojnë 'pronarët' e

FRANCE - Kombëtarja e Francës është gati për ndeshjet e radhës në Nations League. Skuadra e Deschamps do të përballet me Izraelin (e enjte, 10 tetor) dhe më pas me Belgjikën (e hënë, 14 tetor).

Do të jenë ndeshjet e para pa Antoine Griezmann, i cili para disa ditësh paralajmëroi, çuditërisht, lamtumirën e tij me kombëtaren, por edhe dy teste të rëndësishme për të vlerësuar besueshmërinë e disa lojtarëve, veçanërisht ata sulmues.

Do të mungojë edhe ylli, kapiteni Kylian Mbappé. Numri ‘10’, raporton shtypi transalpin, duhet t'i shkojë Christopher Nkunku, ndërsa ‘7’-ta që i përkiste Griezmann-it tani do t'i shkojë Ousmane Dembélé. Një përgjegjësi e madhe për dy lojtarë të thirrur të tërheqin bashkëlojtarët e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll