Ekonomi

Ulen temperaturat, priten reshje dëbore në Alpe dhe në verilindje. S’do mungojnë as orët me diell

12 Dhjetor 2019, 15:19 Nga DOSJA
Ulen temperaturat, priten reshje dëbore në Alpe dhe në

TIRANË- Temperaturat sa po vijnë e po ulën dhe priten në disa pjesë të vendit priten dhe reshje dëbore. Në një njoftim nga Shërbimi Metrologjik Ushtarak bëhet me dije se  reshjet e dëborës do të bien në lartësinë mbi 800 metër nga niveli i detit.

SHMU shton më tej se temperaturat ne vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta e ato bregdetare.

POSTIMI I PLOTË

Pjesa e parë e ditës kaloi me mot relativisht të qëndrueshëm me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa gradualisht me kalimin e orëve mot me vranësira të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat duke filluar nga orët e pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Fillimisht do të preket vija bregdetare dhe prej orëve të vona të natës pjesa më e madhe e vendit. Në zonën e Alpeve reshje dëbore ndërsa në verilindje reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 metër.

Edhe për ditën e nesërme pritet mot relativisht i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mugojnë edhe orët me diell. Gjatë momenteve të zhvillimit të vranësirave do të gjenerohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në veriperëndim dhe jug deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra. Temperaturat ne vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta e ato bregdetare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale parashikimi i motit reshje bore ulen temperaturat parashikimi i motit reshje bore ulen temperaturat

Sondazh

Poll