Aktualitet

EMRI/ Goditën me thikë në fyt kushëririn e tyre dhe e lanë në mes të rrugës në Athinë, zbulohet identiteti i dy vëllezërve shqiptar

Fillimisht policia nisi kërkimet për kapjen e autorëve, por pas rreth dy orësh dy vëllezërit janë dorëzuar në polici.

8 Tetor 2024, 08:35 Nga r.ll

 

EMRI/ Goditën me thikë në fyt kushëririn e tyre dhe e
pamje nga sherri

 

GREQI- 28-vjeçari shqiptar, Denis Loka është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme nga dy kushërinjtë e tij në mes të rrugës në Athinë. Autorët e dyshuar të vrasjes janë, Enis Loka 17-vjec, i cili ka marrë përsipër edhe vrasjen ndërsa vëllai i tij Aleksandros Loka sipas dëshmisë së tij e ndihmoi në vrasje.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës (7 tetor), kur efektivët e Policisë Rrugore gjetën të përgjakur në tokë të riun shqiptar. 28-vjeçari i plagosur në fyt, u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos ku ndërroi jetë pak kohë më vonë. Në videon e kamerave të sigurisë është kapur momenti i sherrit të përgjakshëm mes 28-vjeçarit dhe dy vëllezërve 17 dhe 19 vjeç.

Fillimisht policia nisi kërkimet për kapjen e autorëve, por pas rreth dy orësh dy vëllezërit janë dorëzuar në polici. Pas dorëzimit, dy vëllezërit kanë deklaruar se 28-vjeçari ka abuzuar me ta qëkur ishin të vegjël. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që janë sekuestruar dy thika të përdorura në krim.

aleksandros loka denis loka enis loka vrasje ne athine

Sondazh

Poll