Aktualitet

Vritet me thikë shqiptari në Athinë/ Dy kushërinjtë e tij, autorët e ngjarjes vetëdorëzohen në polici: Abuzonte me ne qëkur ishim të vegjël (EMRI)

28-vjeçari u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos, por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

8 Tetor 2024, 07:54 Nga r.ll
Vritet me thikë shqiptari në Athinë/ Dy kushërinjtë e
foto ilustruese

GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar është goditur mbrëmjen e djeshme me thikë nga dy kushërinjtë e tij dhe si pasojë ka humbur jetën.

Autorët e ngjarjes, dy vëllezër, përkatësisht 17 dhe 19 vjeç, janë paraqitur vetë në komisariat. Ata kanë deklaruar se 17-vjeçari ishte autori i krimit dhe se është ndihmuar nga i vëllai. Ata kanë gjithashtu para policisë se viktima, Denis Loka ka abuzuar me to qëkur ishin të vegjël, pa pasur detaje të tjera për çfarë abuzimi bëhet fjalë.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës, kur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po lëviznin drejt Patisionit, e panë viktimën të përgjakur në tokë. 28-vjeçari u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos, por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

vrasje ne athine denis loka

Sondazh

Poll