Bota

Armë, granata dhe antiplumba, policia e Kosovës kontrolle në një banesë në Mitrovicën e Veriut, në kërkim dy persona

Dy persona të dyshimtë, njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë gjetur në shtëpi, por tashmë janë shpallur si persona në kërkim.

7 Tetor 2024, 22:21 Nga E. D
Armë, granata dhe antiplumba, policia e Kosovës kontrolle në
fotot ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje në Mitrovicën Veri pas njoftimit se mund të ketë substanca narkotike. 

Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar: 1 AK-47, 2 Granata Dore M-75, 2 Radiolidhje, 2Antiplumba
Kapelë, Dorëza, Çanta Ushtarake, Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës, Harta, Rrip brezi, Sprej, Thikë,Shall kamuflazhi etj. 

Dy persona të dyshimtë, njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë gjetur në shtëpi, por tashmë janë shpallur si persona në kërkim.

policia e kosoves

Sondazh

Poll