Bota

Përmbytjet masive në Bosnje/ Banorët dhe autoritetet në vështirësi, ekskavatori përdoret për të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë (VIDEO)

Një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon një ekskavator që u përdor për të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë që ishin të rrethuara nga ujërat e përmbytjeve.

7 Tetor 2024, 16:35 Nga E. D
Përmbytjet masive në Bosnje/ Banorët dhe autoritetet në
pamje nga vendngjarja

BOSNJE HERCEGOVINË- Përmbytjet masive në Bosnjë Hercegovinë kanë përballur banorët dhe autoritetet me vështirësi mjaft të mëdha. Një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon një ekskavator që u përdor për të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë që ishin të rrethuara nga ujërat e përmbytjeve.

Bëhet fjalë për një ngjarje kur punëtorët e një kompanie ndërtimi u nisën të premten për të ndihmuar njerëzit e bllokuar në përmbytjet. Siç raportohet të paktën 13 njerëz thuhet se kanë gjetur vdekjen pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkaktuan shkatërrime në pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës qendrore gjatë 3 dhe 4 tetorit.

@aljazeeraenglish An excavator was used to carry people out of homes that were surrounded by floodwaters in central #Bosnia and #Herzegovina. . Heavy #rain and #landslides have killed more than 20 people, while dozens are still missing amid widespread devastation. #news #flooding #extremeweather #bosnia???????? ♬ original sound - Al Jazeera English

bosnjë hercegovinë

Sondazh

Poll