Bota

Borell: E gjithë Lindja e Mesme është në prag të një zjarri të plotë

Në të njëjtën kohë, Borel thekson se lëshimi i raketave nga Irani kundër Izraelit është një përshkallëzim dhe e afron rajonin më pranë luftës, ndërsa thekson se asnjë zgjidhje ushtarake nuk do t'i sjellë një të ardhme popullit të Izraelit dhe Palestinës.

7 Tetor 2024, 16:04 Nga E. D
Borell: E gjithë Lindja e Mesme është në prag të
Josep Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell ka deklaruar se e gjithë Lindja e Mesme është në prag të një zjarri të plotë që komuniteti ndërkombëtar duket i paaftë për ta kontrolluar. Sipas Borell një vit pas sulmit të tmerrshëm kundër Izraelit, situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. 

Në të njëjtën kohë, Borel thekson se lëshimi i raketave nga Irani kundër Izraelit është një përshkallëzim dhe e afron rajonin më pranë luftës, ndërsa thekson se asnjë zgjidhje ushtarake nuk do t'i sjellë një të ardhme popullit të Izraelit dhe Palestinës.

“BE konsideron se një armëpushim i menjëhershëm në të gjitha frontet është e vetmja mënyrë për të arritur lirimin e pengjeve dhe për të de-përshkallëzuar këtë situatë jashtëzakonisht të rrezikshme për rajonin, e cila do të kishte pasoja serioze për të gjithë botën. BE-ja e ka bërë vazhdimisht thirrje për këtë dhe po punon me partnerët për ta arritur atë. koha për armëpushim është tani, saktësisht një vit pas sulmeve terroriste. Nesër mund të jetë shumë vonë”, tha Borell. 

josep borrell

Sondazh

Poll