Aktualitet

"Po na merr në qafë"/ Protestuesit: Edi Rama duhet të largohet nga qeverisja

Ndërsa një protestues nga Oroshi i Mirditës u shpreh se ne nuk mund t’i durojnë më këta duke vjedhur.

7 Tetor 2024, 18:13 Nga E. D
"Po na merr në qafë"/ Protestuesit: Edi Rama duhet të
protestuesit

TIRANË- Mijëra protestues janë mbledhur pasditen e sotme duke iu bashkuar protestës së opozitës. Gjithashtu qytetarët janë shprehur se varfëria ka pllakosur vendin.

Ndërsa një protestues nga Oroshi i Mirditës u shpreh se ne nuk mund t’i durojnë më këta duke vjedhur. Po ashtu ai tha se do qëndrojnë një javë derisa të marrim përgjigjë për hallet e tyre. Protestuesit thonë se kjo qeveri i ka marrë në qafë dhe se duhet të largohen menjëherë. 

“Po u bëjmë thirrje ju gjithë pushtetarëve, mos na bëni hile e vjedhjet për me i ndale. Pensionet na i shtoni, që shpenzimet t’i përballojmë. Se shtesa 4% nuk na del as me na marrë kripë, ndaj mos u mburr o shtet i lig..”, tha një qytetar tjetër. 

protesta e opozites 7 tetor 2024

Sondazh

Poll