Bota

Ukraina hakëron televizionin shtetëror rus, burimet: Gjithçka është fshirë nga serverat, edhe kopjet rezervë! Problemi është serioz

Operacioni kibernetik shkatërroi të gjitha transmetimet televizive dhe radiofonike të mbikëqyrura nga organi shtetëror, një nga mjetet kryesore të përdorura nga Kremlini për të informuar rreth luftës në Ukrainë.

7 Tetor 2024, 13:41 Nga N.F
Ukraina hakëron televizionin shtetëror rus, burimet: Gjithçka
Foto ilustruese

RUSI- Ukrainasit kanë arritur të hakojnë televizionin shtetëror rus. Ata gjithashtu kanë zhvilluar një sulm ndëshkues në rafinerinë e naftës në Krimenë e pushtuar. Transmetuesi me seli në Moskës është goditur nga një sulm serioz i hakerëve.

Operacioni kibernetik shkatërroi të gjitha transmetimet televizive dhe radiofonike të mbikëqyrura nga organi shtetëror, një nga mjetet kryesore të përdorura nga Kremlini për të informuar rreth luftës në Ukrainë.


“VGTRK i është nënshtruar një sulmi të paparë kibernetik. Transmetimi online dhe shërbimet e brendshme nuk funksionojnë, nuk ka internet apo shërbim telefonik”, tha një burim i afërt me transmetuesin.

“Kjo do të zgjasë për një kohë të gjatë. Kam dëgjuar se gjithçka është fshirë nga serverat, duke përfshirë kopjet rezervë. Problemi, siç e kuptoj unë, është shumë serioz”, shtoi burimi.

Ndërkohë, rreth 1,180 kilometra më në jug, rafineria më e madhe e naftës në Krime u dogj në mes të një sulmi me dron kamikaz ukrainas. 

hakerim media ruse

Sondazh

Poll