Bota

Tjetër shpërthim pranë ambasadës izraelite në Danimarkë (VIDEO)

Shpërthimi ndodhi rreth 500 metra larg ambasadës në Kopenhagë, pesë ditë pas dy shpërthimeve të regjistruara pranë ndërtesës. Në lidhje me sulmin e parë janë arrestuar dy suedezë.

7 Tetor 2024, 12:48 Nga N.F
Tjetër shpërthim pranë ambasadës izraelite në
Shpërthimi

DANIMARKË- Një shpërthim i ri ndodhi pranë ambasadës izraelite në Danimarkë në njëvjetorin e  sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor. Shpërthimi ndodhi rreth 500 metra larg ambasadës në Kopenhagë, pesë ditë pas dy shpërthimeve të regjistruara pranë ndërtesës. Në lidhje me sulmin e parë janë arrestuar dy suedezë.

“Ne sigurisht po shqyrtojmë nëse mund të ketë një lidhje me incidentin (më parë) në ambasadën izraelite”, u tha gazetarëve inspektorja e policisë së Kopenhagës, Trine Moller.

“Nuk ka asnjë tregues se ky është rasti”, shtoi ajo, duke shtuar se shpërthimi i raportuar mund të jetë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri.

Imazhet në mediat lokale treguan gjurmë të një shpërthimi përpara një ndërtese banimi, rreth 500 metra larg ambasadës izraelite. Agjencia suedeze e inteligjencës Sapo tha se Irani mund të jetë përfshirë në shpërthimet e 2 tetorit në Danimarkë, si dhe në një të shtënë pranë ambasadës së Izraelit në Stokholm një ditë më parë.

danimarke ambasada izraelite

Sondazh

Poll