Bota

"Ish-policët e dorëhequr në veri të rikthehen prapë në punë"/ Sveçla për kërkesën e Vuçiçit: Shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës

Sipas tij kjo është një shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës Kështu është shprehur Sveçla, lidhur me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që ish-policët e dorëhequr në veri të rikthehen prapë në punë.

7 Tetor 2024, 12:18 Nga N.F
"Ish-policët e dorëhequr në veri të rikthehen
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka thënë jo rikthimit të ish-policëve të dorëhequr serb në Veri. Sipas tij kjo është një shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës. Kështu është shprehur Sveçla, lidhur me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që ish-policët e dorëhequr në veri të rikthehen prapë në punë.

“Dorëheqja e këtyre zyrtarëve policorë, në fakt ka qenë po ashtu për një masë të madhe të tyre, pastrim i elementit kriminal në atë zonë. As që bëhet fjalë që të plotësohet kërkesa e Aleksandar Vuçiçit që ish-policët të kthehen në radhët e Policisë së Kosovës. Kjo jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai sot në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dorëheqjen e një mase të policëve nga komuniteti serb, Sveçla e ka quajtur pastrim të elementit kriminal në veri.

xhelal sveçla vucic

Sondazh

Poll