Sport

Cristiano Ronaldo dëshiron De Bruyne në Arabinë Saudite: “sugjerimi” i portugezit...

“Kam lexuar shumë tituj në lidhje me një transferim, por nuk kam folur me askënd”

7 Tetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo dëshiron De Bruyne në Arabinë Saudite:

ANGLI - Arabia Saudite në të ardhmen e Kevin De Bruyne? Sipas asaj që raportohet nga The Sun, Cristiano Ronaldo do t'u kishte sugjeruar drejtuesve të Al-Nassr që të bënin gjithçka për të transferuar te Al Nassr mesfushorin belg të Manchester Cityt, duke i propozuar një ofertë që ishte e pamundur të refuzohej.

Kontrata mes De Bruyne dhe ‘Qytetarëve’ do të skadojë në fund të sezonit dhe negociatat për rinovimin e saj ende nuk kanë nisur. Në të kaluarën, lojtari kishte lënë të hapur edhe mundësinë e një transferimi të mundshëm në Lindjen e Mesme.

Tema, për më tepër, kishte qenë tashmë aktuale në verë, kur KDB foli për mediat belge për këtë mundësi: "Kam lexuar shumë tituj në lidhje me një transferim, por nuk kam folur me askënd, - shpjegoi lojtari, - takova Michael (drejtori sportiv i Saudi Pro League, Michael Emenalo) se ne njihemi.

Eshtë normale që kemi biseduar, por nuk ka qenë për një transferim, unë kam nënshkruar kontratën time në kohën e duhur, nëse vjen një ofertë e mire unë do t’i them Pep Guardiolës që dëshiroj të largohem.

Tani për tani nuk kam menduar kurrë të largohem dhe sigurisht që do të kisha më shumë se një ofertë absurde të mendoj për të gjithë njerëzit, që janë të interesuar për mjedisin tim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll