Sport

United ngec sërish... Ten Hag nuk rrezikon: “Kam një projekt afatgjatë me klubin”

Trajneri holandez u duk shumë i qetë para mikrofonave të Daily Mail pas këtij rezultati

7 Tetor 2024, 10:30 Nga DOSJA

United ngec sërish... Ten Hag nuk rrezikon: “Kam një projekt

ANGLI - Kjo nuk duket mirë për Erik ten Hag. Barazimi pa gola i arritur dje ndaj Aston Villa e dënon Manchester Unitedin në vendin e 14-të në Premier League me vetëm 8 pikë në 7 ndeshje, shifra tmerruese që do të vlerësohen nga pronarët e Glazer-INEOS kur bëhet fjalë për të ardhmen e trajnerit holandez.

Megjithatë ai u duk shumë i qetë para mikrofonave të Daily Mail. "Klubi? Ne flasim gjatë gjithë kohës, çdo javë. Jemi të gjithë në bord, së bashku, në të njëjtën faqe. Po punojmë për një projekt afatgjatë.

Kemi treguar në dy ndeshje shumë të vështira jashtë fushe, se ky është një ekip. Ju mund ta shihni shpirtin”,- ka theksuar Ten Hag pas dy barazimeve të arritura në shtëpi ndaj Portos në Europa League dhe ndaj Aton Villas në Premier League dje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll