5 Tetor 2024, 18:42
Nga N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka zgjeruar bombardimet në Liban më 5 tetor, duke goditur periferitë në jug të Bejrutit përmes 12 sulmeve ajrore dhe duke sulmuar një kamp të refugjatëve palestinezë në veri të Libanit. Kjo është hera e parë që Izraeli ka sulmuar veriun e Libanit. Sulmi në kampin Bedavi, afër Tripolit në veri, la të vrarë një komandant të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – si dhe gruan dhe dy vajzat e tij, njoftoi grupi palestinez.
Tripoli gjendet në veri dhe është shumë larg nga shumica e sulmeve të kryera nga Izraeli, që kryesisht janë përqendruar në jug të Libanit dhe Bejrut.
Izraeli ka vrarë disa zyrtarë të Hamasit në Liban që kur nisi mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë në tetor të vitit të kaluar. Izraeli po ashtu ka vrarë udhëheqës të lartë të Hezbollahut, që është grup militant dhe parti politike që kontrollin shumicën e jugut të Libanit.
Të paktë gjashtë persona janë vrarë në dhjetëra sulme ajrore që Izraeli kreu gjatë natës dhe të shtunën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Liban.
Ushtria izraelite tha se forcat speciale kanë kryer bastisje të shënjestruara tokësore kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit, duke shkatërruar raketa, raketahedhës, kulla vrojtimi dhe depo të armëve. Ushtria tha po ashtu se ka shkatërruar tunele që Hezbollahu, sipas saj, i ka përdorur për t’iu afruar kufirit izraelit.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike, e cila ka ulëse në Parlamentin libanez.
Afër 1.400 libanezë, përfshirë luftëtarë të Hezbollahut dhe civilë, janë vrarë dhe rreth 1.2 milion të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre që kur Izraeli intensifikoi sulmet ajrore në fund të shtatorit, me qëllim që të dëmtojë grupin e Hezbollahut dhe ta dëbojë atë nga kufiri. Më herët gjatë javës, Izraeli nisi ofensivë tokësore në jug të Libanit. Në ditët e fundit, nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë betejave me Hezbollahun në jug të Libanit, ka thënë ushtria.
Në dy javët e fundit, pothuajse 375.000 persona janë larguar nga Libani për në Siri për shkak të luftimeve, sipas të dhënave të Qeverisë libaneze.
Teksa po vazhdojnë luftimet në Liban, Izraeli po ashtu është duke vazhduar luftën në Gazë kundër Hamasit. Më 5 tetor, në veri të Gazës dhe në pjesën qendrore të enklavës janë vrarë të paktën nëntë persona, përfshirë dy fëmijë, gjatë sulmeve izraelite, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.
Hamasi sulmoi veriun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë, sulm që nxiti luftën në Gazë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë pothuajse 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL
lufta izrael-hezbollah
Bota
5 Tetor 2024, 18:07
N.F
Hashem Shafi al-Din
BEJRUT- Sipas Al-Arabiya dhe mediave arabe, ka vdekur udhëheqësi i Hezbollahut, Hashem Shafi al-Din. Shafi al-Din sapo kishte...
Bota
5 Tetor 2024, 17:57
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të prezantojë “planin e fitores” të Kievit, gjatë...
Bota
5 Tetor 2024, 16:34
N.F
Trump
SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump do të rikthehet sot për një fjalim për fushatë në...
Bota
5 Tetor 2024, 16:26
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Në një paraqitje të rrallë në dhomën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë, presi...
Bota
5 Tetor 2024, 15:24
N.F
Melania Trump
SHBA- Së fundmi Melania Trump bëri bujë duke shprehur publikisht mbështetjen e saj për të drejta...
Bota
5 Tetor 2024, 15:14
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Pritje të gjata, mungesë barnash, trajtim jo i duhur... Radio Evropa e Lirë raporton shpesh për ankesat e ...
Bota
5 Tetor 2024, 14:55
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Perëndimit që të sanksionojë të gjith&eum...
Bota
5 Tetor 2024, 14:16
r.ll
pamje nga bosnja
SARAJEVË- Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për persona të zh...
Bota
5 Tetor 2024, 11:57
r.ll
pamje nga evakuimet
LIBAN- Kombet në mbarë botën kanë përgatitur plane emergjence për të evakuuar qytetarët ng...
Bota
5 Tetor 2024, 11:37
r.ll
sulmet
LIBAN- Një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në veri të Libanit ka lënë të vrarë një koma...