5 Tetor 2024, 19:37
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha u shpreh se PD në misionin e saj të madh dhe historik ka rikthimin e votës së lirë.
Ai më tej shtoi se në misionin e tyre ata duan të rikthejnë Shqipërinë në një vend të shtetit ligjor, Kushtetutës dhe ligjeve demokratike. Berish theksoi se ditën e hënë nis beteja e e shekullit, e ekzistencës dhe e fitores.
Fjala e Berishës:
Ndaj dhe PD në misionin e saj të madh dhe historik të rikthimit të votës së lirë, të rikthimit të Shqipërisë në një vend të shtetit ligjor, Kushtetutës dhe ligjeve demokratike, nis ditën e hënë betejën e saj, betejën e shekullit, betejën e ekzistencës, betejën e triumfit, betejën e fitores. Demokrate e demokratë, koha i bën thirrje ndërgjegjes tuaj.
Burra dhe gra, të rinj dhe të reja që keni qëndruar të papërkulur në opozitë gjer sot, që keni përjetuar grabitjen e votës, plaçkitjen e votës, dhunimin e vullnetit tuaj dhe të qytetarëve shqiptarë dhe që besoni se njeriu i qytetëruar e ka detyrim moral betejën e tij për të vërtetën, e ka detyrim madhor të mos pranojë mashtrimin për të vërtetë, të mos pranojë kurrë farsën elektorale për proces elektoral, të mos pranojë kurrë fitoren e grabitur si fitore të kundërshtarit, e ka për detyrë dhe mision që në emër të këtyre të vërtetave të ngrihet i gatshëm për këto sakrifica.
Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë. Liria ka nje emër, ajo quhet votë e lirë. Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë. Ndaj dhe koha na fton të gjithëve, të rinj dhe të reja, burra dhe gra, të moshuar, të gjithë sa jemi, të shndërrohemi në luftëtarë të votës së lirë. Në luftëtarë të dinjitetit njerëzor. Dallimi më thelbësor midis njeriut të lirë dhe mjeranit jo të lirë qëndron pikërisht në respektimin e vullnetit të individit.
Kështu që beteja që nisim, mosbindja civile vjen si një betim për të mos u pajtuar kurrë me diktaturën që riktheu farsën elektorale në Shqipëri. Vjen si një betim për të mos pranuar kurrë fitore, grabitjen dhe kallp fitoren e Edi Ramës. Vjen si një zotim, si një betim për të mos pranuar kurrë persekutimin, burgosjen, përndjekjen politike, shkelmimin e Kushtetutës, zëvendësimin e ligjeve me kodin e mafies, me kodin e baronëve të drogës dhe krimit në Shqipëri.
berisha pd vota e lire
Politike
5 Tetor 2024, 17:37
N.F
Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, njëherazi edhe drejtuesja e Komisionit Për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa, ka ngri...
Politike
5 Tetor 2024, 14:25
r.ll
indrit hoxha
TIRANË- Sekretari për emigracionin në PD, Indrit Hoxha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi disa muaj...
Politike
5 Tetor 2024, 13:49
r.ll
video e postuar nga sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar pak më herët në llogaritë e ...
Politike
5 Tetor 2024, 13:30
r.ll
VLORË- Përmasat e ujit që vërshonte në rrugicat e Vlorës ditën e djeshme ishte e frikshme, njëjtë si dhe pasojat q&...
Politike
5 Tetor 2024, 13:11
r.ll
edi rama
VLORË- Vlora është një nga qytetet më të prekura nga moti i keq dhe pushtoi dje vendin dhe reshjet intensive të...
Politike
5 Tetor 2024, 12:02
r.ll
fatmir xhafaj, edi rama
TIRANË- Planet e qeverisë për të replikuar një proces në dukje të ngjashëm me reformën...
Politike
5 Tetor 2024, 10:42
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dhënë një dekl...
Politike
4 Tetor 2024, 21:54
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, thotë se pushtetin që ka sot kryeministri Edi Rama, nuk e k...
Politike
4 Tetor 2024, 20:50
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pasditen e sotme në selinë blu u zhvillua një takim për organizimin e protestës të thirrur nga o...
Politike
4 Tetor 2024, 20:32
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...