Aktualitet

Nervozizmi e "tradhëtoi", arrestohet shqiptari në Itali, iu gjet në makinë 6.5 kg kokainë

Oficerët ndaluan një BMW pas sjelljen nervoze të shoferit. Kjo ka shtyrë efektivët të kërkojnë ndërhyrjen e reparteve kanine antidrogë të Komisariatit të Policisë Bari për kontrolle të mëtejshme

5 Tetor 2024, 18:49 Nga N.F
Nervozizmi e "tradhëtoi", arrestohet shqiptari në Itali, iu
Policia

ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar i cili ishte banues i ligjshëm në vend. Mësohet se shqiptari është vënë në pranga me akuzën e mbajtjes dhe transportit të lëndëve narkotike, konkretisht kokainës.

Arrestimi i ndodhur përgjatë autostradës A/14 në zonën e Bitontos, është rezultat i intensifikimit të kontrolleve rutinë nga Policia Rrugore. Oficerët ndaluan një BMW pas sjelljen nervoze të shoferit. Kjo ka shtyrë efektivët të kërkojnë ndërhyrjen e reparteve kanine antidrogë të Komisariatit të Policisë Bari për kontrolle të mëtejshme.

Falë nuhatjes shumë të stërvitur të qenve nuhatës të drogës, brenda automjetit u zbulua një sasi e konsiderueshme kokaine, afërsisht 6.5 kg. Droga ishte e fshehur në gjashtë mbështjellës në formë paralelepipedi, të pozicionuar në një ndarje të krijuar me zgjuarsi midis pjesës rezistente ndaj nxehtësisë dhe pjesës së poshtme të makinës. Pas përfundimit të kontrolleve, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Barit, në pritje të vleftësimit të masës së sigurimit nga gjyqtari.

 

itali droge arrestohet shqiptari

Sondazh

Poll