Aktualitet

I vuri flakën gruas me benzinë/ Bledar Trëndafili tentoi të hynte në spital, e ëma e 31-vjeçares tregon kërcënimet: Do ju djeg të gjallë të gjithëve!

Nëna e 31-vjeçares u shpreh se Bledar Trendafili kishte shkuar në spitalin ku ishte shtruar Melisa dhe iu ishte prezantuar rojes si vëllai i saj për t’u futur brenda ne dhomë.

5 Tetor 2024, 15:46 Nga N.F
I vuri flakën gruas me benzinë/ Bledar Trëndafili tentoi të
Bledar Trëndafili

TIRANË- E ëma e Melisa Trëndafilit, 31-vjeçares që u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, ka treguar se si mori fund arratisja e dhëndrit të saj. Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Ana tregoi se Bledar Trëndafili kishte shkuar tek banesa e motrës së tij ditën që u vendos në pranga dhe pas marrjes së informacioneve, ajo njoftoi policinë që rrinte roje tek shtëpia e saj për të mbrojtur Melisën.

Nëna e 31-vjeçares u shpreh se Bledar Trendafili kishte shkuar në spitalin ku ishte shtruar Melisa dhe iu ishte prezantuar rojes si vëllai i saj për t’u futur brenda ne dhomë.

“Kishte shkuar tek familja e së motrës, ndoshta për t’u strehuar, nuk e di. Na lajmëruan njerëz që na njohin dhe na thonë që është tek shtëpia duke shkallmuar derën. Unë kisha policinë tek shtëpia se na ka shoqëruar këto dy javë dhe u thashë zotërinë e keni në Korçë mund ta kapni. Nëse nuk e kapni i bie ta kapim vetë. E arrestuan tek lagjja e shtëpisë së motrës së vet.


Numri i vetëm që mbante mend ishte i vajzës, e merrte ne telefon dhe e lokalizonim. Por merrte nga numra të qytetarëve dhe nuk e lokalizonim dot, gjithashtu kishte ndryshuar pamje. Ditën që dolëm nga spitali kishte shkuar në spitalin e djegies i kishte thënë rojës “Jam vëllai i Melisës a mund ta takoj?” tha nënë e 31-vjeçares.

Nëna e Melisës shtoi se roja i kishte thënë Bledarit se ata kanë dalë nga spitali dhe me pas ata lajmëruan policinë, por ai ishte larguar.

"Fola dhe personalisht atë ditë me të, tha: ‘Ana kam ardhur të takoj Melisën, por jeni larguar?”. E gënjeva i thashë që: “Jo, do të zbres të të marrë”. Por e kuptoi dhe u largua. Po e mbaja me fjalë sa të shkonte policia, por u largua. Ia kemi referuar polcisë edhe vendin ku flinte, i gjeti djali rrobat që ndërronte.

Me ne e kishte inatin sepse nuk e pranuam dhe pse strehuam vajzën në shtëpi. Vajza është në gjendje të rënduar, me psikiatër. Plagët janë në sipërfaqe të madhe, mjekohet çdo ditë. Shpenzimet ishin të papërballueshme ndaj dolëm nga spitali, fëmijët e saj po qëndronin në hotele" tha nëna.

Ajo shtoi se ishin në rrezik dhe kur morën vesh që ai ishte në Tiranë i dërguan fëmijët në Korçë. Nëna e Melisës theksoi se dy fëmijët e vegjël i fshehu në fshat, ndërsa vajzën e saj e çoi tek një shoqe, kurse djalin tek një shok.

"U shpërbë familja dhe Melisa u rëndua më tepër. E morëm vesh se ishte në Tiranë sepse merrte në telefon, kërcënonte i thoshte “sa mirë ta bëra, të njëjtën gjë do të bëj me familjarët e tu do ju djeg të gjallë të gjithëve”. Ajo vetëm rëndohej, numrin se hiqnim dot sepse ishte e vetmja mënyrë për ta lokalizuar. Sa mora vesh që ishte në Korçë mblodha fëmijët urgjent, imagjinoni çfarë traume," tha ajo.

bledar trëndafili melisa trendafili

Sondazh

Poll