Aktualitet

Përmbytjet në Vlorë/ Kryebashkiaku: Në 2 orë e gjysmë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu, ka disa zona problematike

Më tej tregoi se po punohet edhe të marrë masa për suportin financiar pas dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve. 

5 Tetor 2024, 11:02 Nga r.ll
Përmbytjet në Vlorë/ Kryebashkiaku: Në 2 orë e
ermal dredha

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka folur paraditen e sotme lidhur me situatën e përmbytjeve në qytet.  Dredha është shprehur për mediat, se prurjet e reshjeve prej 180 milimetrash në 2 orë e gjysmë dje, është prurje e cila zakonisht regjistrohet në një periudhë rreth 30-ditore sipas tij.

Ai tha se reagimi nga bashkia është përqendruar në zonat më problematike. Më tej tregoi se po punohet edhe të marrë masa për suportin financiar pas dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve. 

“Jemi në terren. Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarë, por reagimi ka qenë maksimal. Është edhe numri i mjeteve që na kufizon të reagojmë në moment në çdo segment, po e kemi marrë me prioritete, aty ku prezenca e ujit është më e madhe, aty ku ka akses më të madh të qarkullimit të mjeteve duhet ët reagojmë më shpejt, një rast është edhe këtu ‘Albano dhe Romina’. Rast që përsëritet çdo vit sa herë ka prurje reshjesh më shumë se normale, ka rënë 180 mm shi, prurje e cila mund të ndodhë për një muaj. Janë gati 55 banorë që janë evakuuar, janë asistuar me veshmbathje dhe ushqime, jemi duke bërë database me informacionet për të marrë masat për suportin financiar për dëmet që janë shkaktuar në banesa.", ka thënë Dredha. 

ermal dredha permbytjet ne vlore

Sondazh

Poll