Aktualitet

Dëmtohen dy shtëpi nga rrëshqitja e gurëve në zonën e Kalasë në Vlorë/ "Nuk jetohet aty", banorët: Kemi bërë thirrje për ndihmë, nuk na janë përgjigur (VIDEO)

Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet.

5 Tetor 2024, 11:15 Nga r.ll
Dëmtohen dy shtëpi nga rrëshqitja e gurëve në
banesa e demtuar

VLORË- Kanë qenë të shumta banesat e prekura nga reshjet intensive dhe përmbytjet e ditës së djeshme. Dy prej tyre në zonën e Kalasë janë tashmë të pabanueshme për shkak të rënies së e gurëve nga një shkëmb

Banorët e prekur raportojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për jetesë. 

“Nuk futem nuk kam ku të vete. Jam në qiell të hapur. Na janë tharë rrobat në trup. Kemi bërë thirrje për ndihmë dhe nuk na janë përgjigjur.”, ka thënë një nga banoret.

 

 

Ata kanë treguar se në momentin e rënies së gurëve, dolën menjëherë jashtë për siguri dhe kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet.

permbytjet ne vlore

Sondazh

Poll