Aktualitet

24 orët kritike në Vlorë! Qyteti zgjohet me lagjet e përmbytura, 33 familjet e evakuuara e kalojnë natën në konvikte

Çarja e kanalit të ujërave të larta bëri që uji të pushtojë qytetin, lagjet kryesore, biznese e banesa duke shkaktuar edhe dëme të shumta.

5 Tetor 2024, 08:00 Nga r.ll
24 orët kritike në Vlorë! Qyteti zgjohet me lagjet e
lagjet e permbytura

VLORË- Ditën e djeshme vendi ynë është përfshirë nga moti i keq dhe reshje të dendura shiu. Vlora ishte qyteti më i prekur, ku përmbytjet ishin të përmasave të mëdha.  Ndonëse ka kaluar situatën më kritike gjatë ditës së djeshme, qyteti bregdetar është zgjuar sot me disa lagje të mbuluara në ujë.

Ditën e djeshme u bë me dije se 33 familje janë evakuuar, konkretisht 55 persona, të cilët e kanë kaluar natën në konvikte.  Pas kërkesës së kryebashkiakut Ermal Dredha në ndihmë kanë shkuar edhe Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura. 

Çarja e kanalit të ujërave të larta bëri që uji të pushtojë qytetin, lagjet kryesore, biznese e banesa duke shkaktuar edhe dëme të shumta. Niveli i ujit arrinte 50-60 centimetër. Fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë person të lënduar. 

permbytjet ne vlore

Sondazh

Poll