Politike

21 janari u ndërtua mbi një mashtrim/ Berisha: 7 tetori, dita për të hapur dyert e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Ai shtoi se 7 tetori është thirrur pasi është bërë e qartë për çdo shqiptar se Rama grabit mandatet dhe nuk respekton vullnetin e qytetarëve por e kontrollon atë.

4 Tetor 2024, 13:14 Nga M.B
21 janari u ndërtua mbi një mashtrim/ Berisha: 7 tetori, dita për
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se 21 janari u ndërtua mbi një mashtrim, falsifikim dhe etje gjakësore për pushtet të kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se 7 tetori është dita për të hapur dyert për shqiptarët për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai shtoi se 7 tetori është thirrur pasi është bërë e qartë për çdo shqiptar se Rama grabit mandatet dhe nuk respekton vullnetin e qytetarëve por e kontrollon atë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ardit, 21 janari u ndërtua mbi një mashtrim, falsifikim dhe etje gjakësore për pushtet të Edi Ramës dhe bandës së tij. 7 tetori është dita për të hapur dyert për shqiptarët për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra, siç e sheh, 7 tetori është thirrur pasi është bërë e qartë për çdo shqiptar se Edi Rama grabit mandatet dhe nuk respekton vullnetin e qytetarëve por e kontrollon atë.

Pasi është bërë e qartë për çdo qytetar se ky armik i votës së lirë ka vendosur në arrest dhe ndjekje penale tre drejtuesit e partive kryesore opozitare, i bindur se nuk fiton zgjedhjet. Pasi është bërë e qartë se ai ka rikthyer, si bastard i xhelatit Kristaq Rama, burgosjet politike në Shqipëri. Pra, paralelizma, e para shkon drejt të shkuarës, kjo e dyta shkon drejt të ardhmes së Shqipërisë.

sali berisha

Sondazh

Poll