Aktualitet

"Nga i keqi e pëson i miri!" Enea Themollari ndërroi jetë pas dëmtimit nga shpërthimi i tritolit, fqinjët: Motrat Nikolli ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu

Themollari që prej korrikut ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po luftonte me vdekjen për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë. 

4 Tetor 2024, 10:24 Nga M.B
"Nga i keqi e pëson i miri!" Enea Themollari ndërroi
Fqinji

ELBASAN- Fqinjët e përshkruajnë të riun e ndjerë Enea Themollain si “një djalë i mirë dhe që ndihmonte familjen e tij”. Ata thonë se ai ka vuajtur këto muaj në gjendje kome. Po ashtu fqinjët shtojnë se motrat Nikolli ikën në Turqi dhe nuk jetojnë më këtu.

“Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen… Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu. S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo… katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë”, tha një fqinj.

“Mjerë ai që e pëson, nga i keqi e pëson i miri. Keq na vjen shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe baba”, u shpreh një tjetër.

“Në prek shumë si ngjarje, çfarë të thuash. M’u mpi trupi”, thotë një nga fqinjët.

Enea Themollai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatën e 14 korrikut në hyrjen e apartamentit të fqinjeve, dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Ndërkohë ngjarja po hetohet nga SPAK, për shkak se personi që kanë akuzuar si porositës të vendosjes së tritolit, Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK.

 

motrat nikolli

Sondazh

Poll