Bota

Trazira në parlamentin suedez, aktivistët pro-palestinezë qëllojnë me domate ministren e Jashtme, largohet me vrap nga salla (VIDEO)

Sipas mediave të huaja protestuesit pro-palestinezë filluan të bërtasin ndërsa ministrja e Jashtme, Maria Malmer Stenergard u kthye në vendin e saj pasi foli para parlamentit.

3 Tetor 2024, 22:56 Nga N.F
Trazira në parlamentin suedez, aktivistët pro-palestinezë
Maria Malmer Stenergard

SUEDI- Aktivistët pro-palestinezë ndërprenë një debat parlamentar suedez mbi vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të enjten duke hedhur një qese, që thuhet se përmbante domate, ndaj ministres së Jashtme suedeze. Sipas mediave të huaja protestuesit pro-palestinezë filluan të bërtasin ndërsa ministrja e Jashtme, Maria Malmer Stenergard u kthye në vendin e saj pasi foli para parlamentit.


“Ata filluan të bërtasin dhe të bënin rrëmujë… më pas dikush hodhi një send mbi ne deputetët” tha ligjvënësi Ann-Sofie Alm, duke shtuar se objekti ishte hedhur “në drejtim të ministres së Jashtme”.

Sipas mediave suedeze, objekti ra në dy rreshta pas Stenergard, e cila la vendin e saj dhe u largua me shpejtësi nga dhoma. Disa media thanë se qesja përmbante domate. Alm i tha AFP-së se ajo nuk e kishte parë përmbajtjen, por e përshkroi atë si një “çantë me një substancë të kuqe brenda”.

Kryeparlamentari i bëri thirrje sigurimit të largojë protestuesit dhe ndërpreu përkohësisht debatin. Ndërkohë agjencia e lajmeve TT raportoi se tre persona u ndaluan nga sigurimi i parlamentit dhe u dorëzuan në polici.

maria malmer stenergard suedi

Sondazh

Poll