Bota

Ishte rrëmbyer nga Shteti Islamik 10 vjet më parë, lirohet 21-vjeçarja pas një operacioni të udhëhequr nga SHBA-ja në Gaza, ribashkohet me familjarët pas një dekade (VIDEO)

21-vjeçarja është identifikuar si Fauzia Shido. Zyrtarët irakianë kishin qenë në kontakt me vajzën për muaj të tërë dhe ua dhanë informacionin e saj zyrtarëve amerikanë, të cilët organizuan lirim e saj nga Gaza me ndihmën e Izraelit.

3 Tetor 2024, 21:42 Nga N.F
Ishte rrëmbyer nga Shteti Islamik 10 vjet më parë, lirohet
Ribashkimi me familjen

GAZA- Një 21-vjeçare e rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik në Irak më shumë se një dekadë më parë është liruar nga Gaza në një operacion të udhëhequr nga SHBA. Operacioni këtë javë përfshiu gjithashtu Izraelin, Jordaninë dhe Irakun.

21-vjeçarja është një anëtare e pakicës fetare Yazidi, e cila pa më shumë se 5,000 anëtarë të saj të vrarë dhe mijëra të tjerë të rrëmbyer në një fushatë të vitit 2014 ndërsa OKB-ja e ka cilësuar si gjenocid. Silwan Sinjari, shefi i shtabit të ministrit të jashtëm irakian, tha se ajo u lirua pas më shumë se katër muaj përpjekjesh, duke përfshirë disa përpjekje që dështuan për shkak të situatës së vështirë të sigurisë në Gaza.

21-vjeçarja është identifikuar si Fauzia Shido. Zyrtarët irakianë kishin qenë në kontakt me vajzën për muaj të tërë dhe ua dhanë informacionin e saj zyrtarëve amerikanë, të cilët organizuan lirim e saj nga Gaza me ndihmën e Izraelit.

Drejtori i zyrës së diplomacisë dixhitale në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, David Saranga, postoi në X ndwrsa shkroi se Fawzia, një vajzë jezide që u rrëmbye nga ISIS nga Iraku dhe u dërgua në Gaza në moshën 11-vjeçare, më në fund është shpëtuar nga forcat izraelite. 

Ushtria izraelite tha se kishte koordinim me ambasadën amerikane në Jerusalem dhe "aktorë të tjerë ndërkombëtarë". Ai tha në një deklaratë se rrëmbyesi i vajzës ishte vrarë gjatë luftës në Gaza, ndoshta nga një sulm izraelit, dhe më pas ajo iku në një strehë në Rripin e Gazës.

E reja tashmë është ribashkuar me familjen e saj në Irakun verior. Më shumë se 6,000 Yazidi u kapën nga luftëtarët e Shtetit Islamik në rajonin Sinjar të Irakut në vitin 2014, me shumë prej të cilëve u shitën në skllavëri seksuale ose u trajnuan si fëmijë ushtarë dhe u dërguan përtej kufijve, duke përfshirë Turqinë dhe Sirinë. Gjatë viteve, më shumë se 3,500 janë shpëtuar ose liruar, sipas autoriteteve irakiane, ndërsa rreth 2,600 mbeten të zhdukur.

shteti islamik shba gaza lirim i pengjeve

Sondazh

Poll