Bota

"Kurti provokon çdo ditë," Vuçiç: Nuk shoh asnjë konflikt! Ne mbrojmë popullin tonë, lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë

Gjatë deklaratave për mediat në Suboticë, me rastin e përurimit të linjës hekurudhore që do të lidhë Serbinë me Hungarinë, Vuçiç nuk u kursye me fajësime kundrejt kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ndërsa shtoi se ai provokon çdo ditë.

3 Tetor 2024, 22:15 Nga N.F
"Kurti provokon çdo ditë," Vuçiç: Nuk shoh
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç së fundmi është shprehur se nuk ka arsye për të pasur një konflikt në Ballkan. Gjatë deklaratave për mediat në Suboticë, me rastin e përurimit të linjës hekurudhore që do të lidhë Serbinë me Hungarinë, Vuçiç nuk u kursye me fajësime kundrejt kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ndërsa shtoi se ai provokon çdo ditë.


“Nuk shoh asnjë konflikt, edhe pse Albin Kurti i provokon çdo ditë. Duhet të jemi të fortë, të ecim përpara, t'i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre në Kosovë, për popullin tonë në çdo vend, por secili ka të drejtë të mendojë çfarë të dojë. Lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë dhe shpresoj se nuk do të na ndodhë kurrë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb më tej foli edhe për luftën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Ai u shpreh se para dy muajsh të gjithë ë quajtën mretëresha e dranës ndërsa theksoi se sot askush nuk po qesh më sepse situata është e vështirë në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

"Edhe pse ju të gjithë qeshët me mua dhe më thoshit se isha "mbretëresha e dramës" dy muaj më parë, tashmë askush nuk po qesh më. Dhe siç mund ta shihni, situata më e vështirë është në Ukrainë, situata e vështirë duket edhe në Lindjen e Mesme”.

Deklaratat e Aleksandar Vuçiç vijnë si reagim ndaj alarmit të ngritur nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, i cili është shprehur i shqetësuar për situatën e sigurisë në Ballkan. Para disa ditësh nga Gjeneva, Presidenti i Serbisë, përsëriti frazën se nuk dëshiron luftë me Kosovën duke fajësuar Prishtinën se nuk do dialog.

aleksandar vuçiç serbia kosove albin kurti

Sondazh

Poll