Aktualitet

Shtyhet seanca ndaj Dan Hutrës, 'Vrasësi i grave' përplaset me gazetarët në Gjykatë: Do vi dhe dita juaj

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një anëtareje të jurisë, e cila është me probleme shëndetësore.

3 Tetor 2024, 12:54 Nga I.A
Shtyhet seanca ndaj Dan Hutrës, 'Vrasësi i grave'
Dan Hutra

TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj vrasësit të grave Dan Hutra është shtyrë ditën e sotme. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një anëtareje të jurisë, e cila është me probleme shëndetësore. Seanca e radhës ndaj Hutrës është caktuar që të mbahet të enjten e ardhshme në orën 12:30. 

Ndërkohë që nga kafazi prej xhami, Dan Hutra është përplasur dhe me gazetarët që ndodheshin në gjyq. Mësohet se Hutra ka akuzuar gazetarët për mashtrim, ndërkohë që dhe i ka paralajmëruar se do tu vi dita dhe atyre.  

"Do vijë dhe momenti juaj, do zbërthehen të gjitha gjërat e pavërteta që keni thënë," u tha Hutra.

Dan Hutra është një person me rekorde kriminale në familje, teksa në vitin 2007 ai rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës. Në muajin mars të 2023 Dan Hutra shkoi me armë në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku e plagosi bashkë me nënën, dhe i vrau motrën dhe kunatën shtatzënë. Më pas ai u largua nga Paskuqani, për të shkuara në familjen Kurti, ku ekzekutoi me armë Etleva Kurtin, motrën e njërit prej bashkëvuajtësve të tij në burg.

 

dan hutra

Sondazh

Poll