Aktualitet

"Kemi proceduar personazhe që deri dje as nuk mendoheshin të prekeshin!" Dumani: Krimi ka evoluar, format e shfaqjes janë shumë të sofistikuara

Në ketë forum, Dumani ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme ka dhënë rezultate të prekshme, duke proceduar penalisht personazhe që deri dje as nuk imagjinoheshin që të prekeshin.

3 Tetor 2024, 12:06 Nga M.B

 

"Kemi proceduar personazhe që deri dje as nuk mendoheshin të
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka marrë pjesë në Forumin për Politikat e Mirëqeverisjes. Në ketë forum, Dumani ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme ka dhënë rezultate të prekshme, duke proceduar penalisht personazhe që deri dje as nuk imagjinoheshin që të prekeshin.

Ai tha se fokusi i SPAK janë figura të larta shtetërore. Gjithashtu Dumani tha se kanë arritur të sekuestrojnë dhe konfiskojnë vlera të konsiderueshme që mund të shkojnë deri në 150 milionë euro. Sipas tij, për të qenë të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit, është e nevojshme të kenë disa mjete apo instrumente në dorë.

Pjesë nga fjala e Altin Dumani:

Po të shikosh lariminë e subjekteve që ne kemi arritur të ngremë akuza apo i kemi në hetim tregon se ne shikojmë zyrtarë të nivelit të lartë, në rang ish-kryeministri, ish zv.kryeministri, ministra, deputetë, gjyqtarë, punonjës policie, kryetare bashkie, ish kryetarë bashkie. Këto duhen parë si një indicie si një shenjë se SPAK po matarohet dhe është në gjendje për të patur një vendim fajësia. Sa i takon krimit të organizuar kemi patur rezultate të prekshme, duke proceduar penalisht personazhe që deri dje as nuk mendoheshin të prekeshin.

Për të qenë të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit, vlerësoj se është e nevojshme të kemi disa mjete apo instrumente në dorën tonë. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë kuptuar këtë dhe të gjithë janë të njëjtin trend duke krijuar struktura të posaçme antikorrupsion, prokurori speciale kundër krimit të organizuar. Kjo është gjeja e parë që duhet ndërmarrë me qëllim të qenit të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar...

Kemi edhe garanci kushtetuese dhe ligjore që kjo strukturë e posaçme të ushtrojë në mënyrë të pavarur funksionet e saj. Tjetër faktor i rëndësishëm është pasja e një infrastrukture të përshtatshme. Investimi në teknologji. Krimi ka evoluar, format e shfaqjes së tyre janë shumë të sofistikuara dhe ne na bie barra që të përshtatemi. Kjo na detyron që të bëjmë investime në teknologji. Ne si SPAK kemi investuar në këtë drejtim.

altin dumani

Sondazh

Poll