Aktualitet

“Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, thirret të japë sqarime për një material audio

Gjithashtu mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK për dosjen e 21 janarit.

3 Tetor 2024, 10:07 Nga E. D
“Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK,
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Gjithashtu mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK për dosjen e 21 janarit. Siç raportohet Hoxha do të te japë sqarime ne lidhje me nje material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve te Gardës, para dhe pas protestës se 21 janarit.

Disa muaj më parë Gjykata e Lartë vendosi që dosja ‘21 janari’ të hetohet nga SPAK, që është i detyruar të regjistrojë procedimin. 

Sakaq protesta e 21 janarit u thirr nga Partia Socialiste pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik.

Gjatë protestës shpërtheu dhuna, ndërsa protestuesit u përleshën me policinë dhe katër protestues Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u qëlluan nga Garda e Republikës. Nga të shtënat me armë u plagosën dhe disa të tjerë.

artan hoxha

Sondazh

Poll