Aktualitet

Nga dhuna në familje tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, arrestohen katër persona në Tiranë

Mësohet se në pranga ka rënë një 33-vjeçar me iniciale A.M pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

3 Tetor 2024, 09:02 Nga E. D
Nga dhuna në familje tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur,
fotot ilustruese

TIRANË- Katër persona janë arretuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se në pranga ka rënë një 33-vjeçar me iniciale A.M pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Ndërsa i arrestuari i dytë ka rënë në pranagt e policisë pasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur në aparatin celular faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive si dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë kryerjes së detyrës. Ndërkohë dy të tjerët janë arrestuar për dhunë në familje dhe drejtim i automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. T., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur në aparatin celular faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive si dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë kryerjes së detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasen V. Z., 61 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin F. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë.

policia e tiranes

Sondazh

Poll