Bota

Ministri i Jashtëm jordanez paralajmëron Iranin dhe Izraelin: Vendi ynë nuk do të bëhet fushëbeteja e askujt!

Safadi tha se mbretëria jordaneze do të merret me të gjitha aftësitë që ka në dispozicion çdo kërcënim për sigurinë e saj, stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj. Më tej ai tha se Jordania ka informuar qartë Iranin dhe Izraelin për këtë pozicion.

2 Tetor 2024, 22:56 Nga N.F
Ministri i Jashtëm jordanez paralajmëron Iranin dhe Izraelin: Vendi
Ayman al-Safadi

JORDANI- Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman al-Safadi paralajmëroi Iranin dhe Izraelin të mërkurën se vendi i tij do të merret me çdo kërcënim me të gjitha aftësitë që ka. Ky reagim vjen një ditë pas sulmit raketor iranian në territorin izraelit.


“Jordania nuk do të jetë fushëbeteja e askujt”, tha ministri në një bisedë telefonike me homologun e tij britanik David Lammy, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme jordaneze.

Safadi tha se mbretëria jordaneze do të merret me të gjitha aftësitë që ka në dispozicion me çdo kërcënim për sigurinë e saj, stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj. Më tej ai tha se Jordania ka informuar qartë Iranin dhe Izraelin për këtë pozicion.

Izraeli u zotua se do t'i përgjigjet një sulmi masiv raketor të nisur nga Irani të martën në përgjigje të vrasjes në korrik të liderit të Hamasit në tokën e tij dhe vdekjes në një sulm izraelit një javë më parë të liderit të lëvizjes islamike pro-iraniane Hezbollah në periferitë jugore të Bejrutit.

Pas sulmit të djeshëm, Jordania ka mbyllur hapësirën e saj ajrore pasi raketat dhe dronët u kapën nga forcat ajrore dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të mbretërisë, e cila kufizohet me Izraelin. Sipas Ministrisë së Brendshme jordaneze, civilët u plagosën lehtë nga rënia e raketave.

Safadi nënvizoi nevojën për të filluar menjëherë një veprim efektiv ndërkombëtar për të arritur një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza dhe Liban, në mënyrë që t'i jepet fund këtij përshkallëzimi të rrezikshëm që po e shtyn rajonin në një luftë gjithëpërfshirëse.

 

ayman al-safadi jordania lufta iran-izrael

Sondazh

Poll