Bota

Dyshime për tradhti brenda Hezbollahut apo Iranit, Khamenei paralajmëroi Nasrallah për vrasjen e tij

Siç raportohet Irani është i shqetësuar për infiltrimin izraelit në rangjet e larta të qeverisë në Teheran.

2 Tetor 2024, 22:54 Nga E. D
Dyshime për tradhti brenda Hezbollahut apo Iranit, Khamenei
Ayatollah Ali Khamenei

IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi liderin e Hezbollahut, Syyed Hassan Nasrallah të largohej nga Libani disa ditë përpara se të vritej në një sulm izraelit. Siç raportohet Irani është i shqetësuar për infiltrimin izraelit në rangjet e larta të qeverisë në Teheran.

Zyrtari iranian tha se pas sulmit ndaj pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut, Khamenei dërgoi një mesazh, me një të dërguar, duke i bërë thirrje Nasrallahut të largohej nga vendi, duke cituar raportet e inteligjencës pasi Izraeli kishte agjentë brenda Hezbollahut dhe planifikonte ta vriste atë.

Zyrtari shtoi se i dërguari ishte një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane, Abbas Nilforoushan, i cili ishte me Nasrallah në bunkerin e tij kur u godit nga bombat izraelite gjithashtu u vra.

Vrasja e Nasrallahut pasoi dy javë sulmesh të sakta izraelite që kanë shkatërruar objekte armësh, kanë eliminuar gjysmën e këshillit udhëheqës të Hezbollahut dhe kanë shkatërruar komandën e lartë ushtarake.

Frika e Iranit për sigurinë e Khameneit dhe humbjen e besimit, si brenda Hezbollahut, ashtu edhe brenda institucioneve të Iranit, u shfaqën në bisedat me 10 burime për këtë çështje, të cilët përshkruan një situatë që mund të komplikojë funksionimin efektiv të aleancës së Boshtit të Rezistencës të Iranit.

ayatollah ali khamenei

Sondazh

Poll