2 Tetor 2024, 21:13
Nga N.F
Foto
SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një rishikim të masakrës racore të vitit 1921 në Tulsa të Oklahomës, tha Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme Kristen Clarke. Masakra filloi më 31 maj 1921, kur një grup të bardhësh vrau rreth 300 vetë, shumica afrikano-amerikanë, në lagjen e pasur të qytetit të Tulsës, Greenwood, e cila përmendej shpesh me emërtimin si "Black Wall Street", një referencë për rrugën ku ndodhet bursa e Nju Jorkut.
Zonja Clarke tha se Departamenti i Drejtësisë synon ta përfundojë rishikimin e kësaj çështjeje nga fundi i vitit.
"Pas përfundimit të shqyrtimit të kësaj çështje në nivel federal, ne do të nxjerrim një raport që analizon masakrën në dritën e ligjit modern dhe atë ekzistues të të drejtave civile", tha zonja Clarke, e cila mbikëqyr çështjet e lidhura me zbatimin e ligjeve të të drejtave civile në Departamentin e Drejtësisë.
Rishikimi i kësaj çështjeje do të kryhet bazuar në Ligjin “Emmett Till” për të Drejtat Civile, i cili e lejon Departamentin e Drejtësisë të hetojë krimet që lidhen me të drejtat civile, që rezultojnë me vdekje dhe që kanë ndodhur më 31 dhjetor të vitit 1979 ose përpara.
Masakra filloi pasi një afrikano-amerikan u akuzua për sulm ndaj një gruaje të bardhë.
“Ne nuk presim që të ketë autorë krimesh që janë ende gjallë dhe që mund të ndiqen penalisht nga ne ose nga shteti”, tha zonja Clarke. "Ndonëse një komision, historianë, avokatë dhe të tjerë kanë kryer ekzaminime paraprake të Masakrës së Tulsës, ne, Departamenti i Drejtësisë, nuk e ka bërë kurrë këtë."
Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme Clarke tha se Departamenti i Drejtësisë po rishikon dokumentet publike, rrëfimet e dëshmitarëve, studimet shkencore dhe historike dhe informacione të tjera lidhur me masakrën./ VOA
departamenti amerikan i drejtësisë masakra ne tulsa
Bota
2 Tetor 2024, 21:05
E. D
foto ilustruese
IRAN- Sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit ishte një përgjigje e nevojshme dhe proporcionale ndaj akteve agresive të Izraeli...
Bota
2 Tetor 2024, 20:51
E. D
pamje nga vendngjarja
IZRAEL- Disa pamje të marra nga kabina e një aeroplani që fluturonte mbi Lindjen e Mesme tregojnë momentin kur nj...
Bota
2 Tetor 2024, 20:44
N.F
G7
SHBA- Udhëheqësit e shtatë ekonomive më të mëdha perëndimore (G7) shprehën të mërkurën "shqet&eum...
Bota
2 Tetor 2024, 20:23
N.F
Arkeologët
DANIMARKË- Arkeologët në Danimarkë kanë zbuluar më shumë se 50 skelete "jashtëzakonish...
Bota
2 Tetor 2024, 20:00
N.F
Qeveria
MAQEDONI E VERIUT- Partitë opozitare, si ato shqiptare edhe maqedonase vlerësojnë se qeveria e kryeministrit Hristijan Mickovski p&e...
Bota
2 Tetor 2024, 19:11
N.F
Kopenhagen
DANIMARKË- Dy granata dore janë hedhur pranë ambasadës izraelite në Kopenhagen. Ky incident ka ndodhur një di...
Bota
2 Tetor 2024, 19:10
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden thotë se ai nuk e mbështet një sulm hakmarrës nga Izraeli ndaj programit bërthamor ...
Bota
2 Tetor 2024, 18:58
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Pavarësisht se në përbërjen e “Listës për familjen” ka drejtues dhe anëtarë...
Bota
2 Tetor 2024, 18:48
E. D
foto ilustruese
HAMAS- Hamasi merr përgjegjësinë për sulmin terrorist vdekjeprurës në Jaffa mbrëmë, i cili la shtat...
Bota
2 Tetor 2024, 18:45
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL-Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola, ka njoftuar të mërkurën se seancat dëgjimore për...