Art&Argëtim

"A këndon ndonjëherë live ajo", Sabrina Carpenter i përgjigjet komentuesit në videon e koncerteve të saj: Dëshiron të flasësh me teknikët e audios?

Këngëtarja postoi një video në TikTok nga turneu i saj, i titulluar "Short n' Sweet". Klipi tashmë ka mbledhur miliona shikime, ndërsa publiku i këngëtares e adhuron.

2 Tetor 2024, 22:40 Nga r.ll
"A këndon ndonjëherë live ajo", Sabrina Carpenter i
sabrina capenter

SHBA- Këngëtarja e njohur Sabrina Carpenter i është përgjigjur komentit të dikujt në rrjetet sociale që pretendonte se ajo nuk këndon live në koncertet e saj.

Këngëtarja postoi një video në TikTok nga turneu i saj, i titulluar "Short n' Sweet". Klipi tashmë ka mbledhur miliona shikime, ndërsa publiku i këngëtares e adhuron.

Mirëpo, nuk munguan edhe komentet negative, ku disa e akuzuan Sabrina Carpenter se po këndon me "playback".

"A këndon ajo ndonjëherë live?", ka shkruar dikush, ku këngëtarja nuk ka lënë pa përgjigje komentin e tij, pasi nuk është referenca e vetme për aftësitë e saj vokale.

"Unë këndoj 100% live në të gjitha koncertet e mia, a do të dëshironit të flisni me inxhinierët e mi të audios?", u përgjigj artistja komentuesit.

"A këndon ndonjëherë live ajo", Sabrina Carpenter i

sabrina carpenter

Sondazh

Poll