Art&Argëtim

Festa si të P Diddy edhe në Shqipëri? Ronela Hajati plas bombën: I kam ca emra shqiposh

Ajo thotë se njeh disa shqiptar që janë sinonim i P. Diddyt.

1 Tetor 2024, 13:04 Nga I.A
Festa si të P Diddy edhe në Shqipëri? Ronela Hajati plas
Ronela Hajati

TIRANË- Këngëtarja Ronela Hajati, ka trazuar rrjetin me një postim në Instagram-in e saj. Ajo thotë se njeh disa shqiptar që janë sinonim i P. Diddyt.

“I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P.Diddy’’, ka shkruar Ronela.

Festa si të P Diddy edhe në Shqipëri? Ronela Hajati plas
Ronela Hajati

Më 16 shtator, Combs u padit në New York City dhe u akuzua për shantazh, trafik seksual dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion. Ai thuhet t’i ketë detyruar gratë viktima dhe persona të tjerë të merrnin pjesë në aktivitete seksuale që zgjasnin ndonjëherë edhe gjatë një dite të tërë. Padia përmend edhe sulmin e tij ndaj ish-të dashurës, këngëtares së muzikës R&B, Cassie, që u filmua nga kamerat.

Combs u arrestua mbrëmjen e së hënës në Manhatan, rreth gjashtë muaj pasi autoritetet federale bënë një hetim për trafikim seksual, duke bastisur edhe rezidencat e tij luksoze në Los Anxhelos dhe Majami. Ai u paraqit pasditen e së martës në gjykatë, ku kishin mbërritur për të ndjekur procesin gjyqësor edhe tre djemtë e tij.

Akuza e cilëson Combs, themeluesin 54-vjeçar të kompanisë “Bad Boy Records”, si drejtues të një organizate kriminale që angazhohej në trafikim seksual, punë të detyrueshme, transport ndërmjet shteteve të ndryshme për qëllime prostitucioni, shkelje me drogat, pengmarrje, zjarrvënie, dhënie ryshfeti dhe pengim të drejtësisë.

ronela hajati p. diddy

Sondazh

Poll