Art&Argëtim

Mjeku i Matthew Perry-t pranon fajësinë, mund të dënohet deri në 10 vjet burg për vrasjen e aktorit të "Friends"

Më parë në shtator, Chavez pranoi një marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë për të shmangur gjykimin. Përmes avokatit të tij, Matt Binninger, ai tha se ishte "i penduar" për veprimet e tij.

2 Tetor 2024, 22:25 Nga N.F
Mjeku i Matthew Perry-t pranon fajësinë, mund të dënohet
Mark Chavez dhe Matthew Perry

SHBA- 54-vjeçari Mark Chavez, një nga dy mjekët e akuzuar për vdekjen nga mbidoza me ketaminë të aktorit Matthew Perry, është deklaruar fajtor në gjykatën federale të Los Anxhelosit. Mark Chavez u deklarua fajtor për një akuzë për "komplot për shpërndarjen e ketaminës". Pranimi i fajësisë dënon deri në 10 vjet burg.

Më parë në shtator, Chavez pranoi një marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë për të shmangur gjykimin. Përmes avokatit të tij, Matt Binninger, ai tha se ishte "i penduar" për veprimet e tij.

“Klienti im pranon përgjegjësinë. Ai po bën gjithçka që mundet për të bashkëpunuar ... dhe është jashtëzakonisht i penduar," u tha Matt Binninger gazetarëve jashtë gjykatës.

Vdekja e Matthew Perry, i cili ishte jashtëzakonisht i popullarizuar si "Chandler" në serialin televiziv "Friends" në tetor 2023 tronditi Hollyëood-in me vdekjen e tij. Një mjek tjetër, Salvador Placencia i njohur si "Dr P", akuzohet se ka blerë ketaminë nga Chavez për t'ia shitur me një çmim shumë më të lartë Mattheë Perry. Jasvin Sangha, i njohur si “mbretëresha e ketaminës”, akuzohet se ka furnizuar dozën që vrau aktorin 54-vjeçar.

Gjyqi i tyre është caktuar për në tetor. Aktori po merrte ketaminë gjashtë deri në tetë herë në ditë para se të vdiste, sipas dokumenteve të gjykatës. Pesë persona, përfshirë Dr. Chavez, janë akuzuar në lidhje me vdekjen e Perry.

mark chavez matthew perry

Sondazh

Poll