Aktualitet

"Me duart e të tjerëve", si u trafikua droga përmes postës private dhe pritësve të rekrutuar

Grupi hetimor organizoi dorëzimin e kontrolluar, duke monitoruar lëvizjet deri tek posta private ku u stacionuan shërbimet që prisnin të paraqitej marrësi.

2 Tetor 2024, 22:10 Nga r.ll
"Me duart e të tjerëve", si u trafikua droga përmes
foto ilustruese

TIRANË- Adresa pritëse në Tiranë ishte rruga “Todi Shkurti”, shtetasi me inicialet E.S. Rezultoi se pesha e kanabisit me THC të lartë ishte 985 gramë. Grupi hetimor organizoi dorëzimin e kontrolluar, duke monitoruar lëvizjet deri tek posta private ku u stacionuan shërbimet që prisnin të paraqitej marrësi. Një ditë më pas, në 19 Mars pritësi i pakos telefonoi dhe i kërkoi postës private dorëzimin në zonën e Institutit.

“Ka rezultuar se është afruar pranë furgonit të shërbimit postar një shtetas i cili prezantohet si nipi i shtetasit E.S., emri i pritësit në dokumentacionin postar. Në momentin që personi që u prezantua më pas me gjeneralitetet Dario Sela filloi të kryente pagesën, policia gjyqësore ka ndërhyrë duke e kapur personin që u identifikua me gjeneralitete të sakta Ilir Sefa, datëlindja 10.10.1996”.

Edhe në këtë rast, qëndrimi i pritësit të lëndës narkotike ishte identik me rastet e tjera. Ai deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me trafikun e drogës, por ishte porositur nga një person i lagjes për të marrë një pako me cigare elektronike. Po ashtu, personi i kishte dërguar foto të kartës së identitetit të dërguesit të lëndës narkotike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak ditë pas atij operacioni, autoritetet finalizuan një tjetër operacion të ngjashëm duke vënë në pranga shtetasit Skëndër Vata dhe Jurgest Luzi. Skema, ishte e njëjtë përherë. Ata deklaruan se nuk kishin lidhje me drogën, por ishin kontaktuar në rrjetet sociale./Top Channel

droge e ardhur me poste nga shba inside story

Sondazh

Poll