2 Tetor 2024, 13:14
Nga M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj deputetëve të mazhorancës, lidhur me moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se se përpara tre ditësh është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi tjetër i Kuvendit, për të mos zbatuar për herë të dytë një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Në një deklaratë para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi tha se ky është krim që dënohet me tre vite burgim për këtë arsye i janë drejtuar SPAK.
“Përpara tre ditësh është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi tjetër i Kuvendit, për të mos zbatuar për herë të dytë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës kushtetuese përbën vepër penale sipas Kodit Penal. Dhe Kodi Penal pengimin apo mosekzekutimin e cilëson se është krim që dënohet me tre vite burgim për këtë arsye i jemi drejtuar SPAK”, tha Bardhi.
Nga ana tjetë, Bardhi tha se djegia e karrigeve mund të sjellë dëmshpërblim nga ana e deputetëve, por kjo sipas tij është punë e tyre.
“Të akuzosh deputetët e opozitës që kanë kryer krim që këto s’kanë lënë gjë pa vjedhur. Ne akuzohemi se paskemi djegur karriget, që janë mjet i punës. Djegie e karrigeve mund të sjellë dëmshpërblim nga ana e deputetit. Se ça bëjnë deputetët me mjetet ë tyre të punës, është punë e jona”, tha ai.
gazment bardhi
Politike
2 Tetor 2024, 13:01
M.B
Ulsi Manja
TIRANA- Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka...
Politike
2 Tetor 2024, 13:02
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi do të paraqitet në SPAK rreth orës 15:00 për ka...
Politike
2 Tetor 2024, 12:51
I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për anëtarët e një grupi kriminal që merreshin me traf...
Politike
2 Tetor 2024, 12:17
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Koordinatori i rajonit të Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë sot një de...
Politike
2 Tetor 2024, 11:16
M.B
Pirro Vengu
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mori pjesë sot në një seancë dëgjimore në Komisionin Popullor &ld...
Politike
2 Tetor 2024, 11:04
I.A
SPAK
TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme 73 deputetë të Partisë Socialiste dit&...
Politike
2 Tetor 2024, 10:39
I.A
Komisioni
TIRANË- Aksioni i Opozitës ka vijuar dhe ditën e sotme, si përgjigje për dënimin me burg të deputetit Erv...
Politike
2 Tetor 2024, 10:17
I.A
Agron Kapllanaj
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj ka folur pasi e kanë shantazhuar me foto e video intime të mod...
Politike
2 Tetor 2024, 10:11
M.B
Bardh Spahia
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, u paraqit mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posa&cced...
Politike
2 Tetor 2024, 09:59
M.B
Blendi Klosi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur nga Shkodra lidhur me revoltën në ...