Politike

Mesazhet shantazhuese me emrin e Ervis Martinajt/ Gazment Bardhi thirret në SPAK

Në datën 30 shtator, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumentave të falsifikuara.

2 Tetor 2024, 13:02 Nga I.A
Mesazhet shantazhuese me emrin e Ervis Martinajt/ Gazment Bardhi thirret në
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi do të paraqitet në SPAK rreth orës 15:00 për kallëzimin e depozituar për shantazh. Në datën 30 shtator, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumentave të falsifikuara.

Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar. Në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, Bardhi tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog” ku i shkruan: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës së dërguar në SPAK.

gazment bardhi

Sondazh

Poll