Bota

Starmer bisedë telefonike me Netanyahun, dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Starmer shprehte angazhimin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë izraelite dhe mbrojtjen e civilëve. 

1 Tetor 2024, 22:00 Nga E. D
Starmer bisedë telefonike me Netanyahun, dënon sulmin e Iranit ndaj
Keir Starmer

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit me termat më të fortë gjatë një telefonate me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu këtë pasdite. Starmer shprehte angazhimin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë izraelite dhe mbrojtjen e civilëve. 

Gjithashtu ai foli për rëndësinë e një armëpushimi në Liban dhe situatën në Gaza. Kryeministri po ashtu foli gjithashtu me Mbretin Abdullah II të Jordanisë këtë pasdite.

“Ata të dy bënë thirrje për de-përshkallëzimin për të parandaluar përkeqësimin e situatës ekstreme humanitare. Kryeministri tha se do të punojë së bashku me partnerët dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të nxitur de-përshkallëzimin dhe për të nxitur një zgjidhje diplomatike”, thotë një zëdhënës i Downing Street, duke dhënë një përmbledhje të thirrjes.

keir starmer

Sondazh

Poll